Nxënësi i klasës së dhjetë të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, Ilir Kiçmari, është rradhitur i pesti në Olimpiadën Matematike të Kosovës (OMK). Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur njëri nga mësimdhënësit e këtij gjimnazi.
Sipas mësimdhënësit, kualifikimi në vendin e pestë i mundëson Ilir Kiçmarit vazhdimin e garës në Testin Seleksionues, test ky i cili do të përzgjedh nxënësit që do të përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare të Matematikës në botë.
Ata kanë falenderuar Drejtorinë e Arsimit në Podujevë për përkrahjen me sigurimin e transportit të nxënësve deri në vendin ku është mbajtur OMK në kolegjin “Mehmet Akif” në Lipajn./Llapi.info