Aktivisti Rron Gjinovci, ka thënë se gjuha e përdorur nga deputeti Ardian Kastrati është e papranueshme.

Ai ka thënë se do të kërkojnë nga organizatat studentore që të kërkojnë shkarkimin e Ardian Kastratit nga pozita e profesorit në Universitetin e Prishtinës.


“Ish rektorja është shkarkuar vetëm pse kishte mbrojtur disa ngacmime seksuale brenda universitetit”, ka shtuar ai.

Deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati, ka cituar pjesë të një përshkrimi satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente në Kuvend.

Kastrati, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ndonëse nuk ka sqaruar nëse postimi i tij ka cak ndonjë figurë të caktuar publike, ka bullizuar me peshë nëpërmjet vargjeve të Konicës.

“Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:

“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.”, shkruhet në postim.