Qendra më e madhe e votimit në Podujevë “Isa Boletini”, është hapur me kohë dhe deri më tani çdo gjë është duke shkuar në rregull, raporton Llapi.info.
Fehmi Zeqiri, drejtor dhe menaxher i kësaj shkolle ka thënë për Llapi.info se procesi deri më tani ka kaluar pa ndonjë ekses.
Zeqiri ka shtuar se dalja e votuesve në këtë qendër është e përafërt më zgjedhjet paraprake.
“Në kuadër të kësaj shkolle ekzistojnë 15 vendvotime ku të drejtë vote kanë 12 mijë e 800 votues, që është edhe qendra më e madhe në Podujevë. Gjithçka ka qenë e përgatitur duke parë koordinimin që e kemi pasur me akterët kryesorë të zgjedhjeve, si: KQZ-ja, Komisionin Komunal Zgjedhor ku kemi harmonizuar të gjitha përgatitjet e nevojshme. Shkolla është hapur me kohë në orën 07:00. Vlen të theksohet se aktivitetet i kemi harmonizuar edhe me Policinë e Kosovës dhe KEDS-in. Përqindjen e votuesve e kuptojmë pas orës 11:00, por krahasuar edhe me zgjedhjet e kaluara është gjendje e përafërt dhe se nuk ka ndonjë dalje masive duke pasur parasysh orët e hershme”, ka thënë Zeqiri./Llapi.info