Reshjet e shiut me intensitet të lartë, të cilat kanë filluar që nga dje, kanë bërë që në disa zona të Podujevës të ketë vërshime, raporton Llapi.info.

Gjendje e rëndë po vazhdon të jetë në lagjen e Shalëve, e cila gjendet në kilometrin e parë të magjistrales Podujevë – Prishtinë.

Na pamjet që kanë dërguar lexuesit në Llapi.info, shihet se uji ka depertuar brenda shtëpive në këtë anë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Komunë së Podujevës, Fatri Zhitia, ka thënë se rreziku për vërshime edhe në zona tjera, është permanent.

“Në  lagjen Tovërlani ka vërshime si dhe në zona të tjera njëherë nuk janë përshirë nga vërshimet, por rreziku është permanent shkaku i reshjeve me intensitet të larë të shiut dhe borës. Nuk ka pasur nevojë për të intervenuar për të evakuuar ndonjë familje ekipet tona janë të gatshme dhe shtabi emergjent po e përcjellë nga afër gjendjen. Tash ekipet e kontraktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike kanë dalë në terren për të parë nga afër gjendjen e shkaktuar nga reshjet e shiut. Lumenjtë janë mbushur dhe ka rrezik të shtuar për dalje nga shtretërit e tyre, po i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që të parandalojmë dëmet që mund të shkaktohen”, ka thënë Zhitia.

Më të prekurat nga vërshimet janë fshatrat; Siboc, Llugë, Sfeçël dhe Bellopojë./Llapi.info