Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se në Qeveri dhe Presidencë ekziston një treshe e organizuar kundër shtetit dhe kundër UÇK-së.
Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvallën, i ka quajtur “treshja anti-Kosovë dhe anti-UÇK”.
Në Facebook, Gjoshi ka shkruar se këta të tre mendojnë dhe kanë qëllime të njëjta.
“Albin Kurti, Vjosa Osmani janë drejtues të kësaj strukture që në thelb përbëjnë kërcënim për zhbërjen e shtetit të Kosovës si rezultat përfundimtar. Pjesë e kësaj strukture është edhe Donika Gërvalla Schwarz e cila është në krye të fushatës vetëm medialisht, por që ka mbështetjen e fuqishme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit”, ka shkruar ai.
Sipas Gjoshit, Osmani, Kurti dhe Gërvalla po drejtojnë një fushatë kundër drejtuesve të UÇK-së dhe po shfrytëzojnë kapacitetet shtetërore për të dëmtuar procesin e drejtësisë dhe luftës së drejtë për liri e shtet të Kosovës.
“Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme nuk janë duke qëndruar as të paanshëm, çfarë kërkohet në drejtësi. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre po dëmtojnë qëllimisht procesin. Duke shfrytëzuar shtetin për të dëmtuar luftën e popullit për liri, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla Schwarz janë duke shërbyer kundër interesave kombëtare”, është shprehur më tej Gjoshi