Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Kurti vetëm për 1 muaj qeverisje ka filluar të tregoj qëllimet e tij.

Ai përmes një postimi në Facebook , tha se hapi i parë që po bënë Kurit është disiplinimi i medieve.

Postimi i plotë i tij:

Albin Kurti i ka veç 1 muaj prej ditës kur është bërë KM, por qysh kaq shpejt ka filluar të tregojë qëllimet e tij, për të cilat kemi dyshuar të gjithë.

Hapi i parë që po bën regjimi i Albin Kurtit është disiplinimi i mediave. Fushata kundër Insajderit është mesazh për mediet tjera se kjo do t’iu gjejë nëse e hapni gojën. Pra, Albin Kurti po iu thotë mediave – Mbylleni gojën!

Nëse medieve u ndalet zëri, atëherë as opozita dhe as qytetarët nuk do të gjejnë vend për të paraqitur hallet e tyre dhe për të kritikuar qeverinë. Kohët e errëta të vendeve tjera nuk duhet të sillen në Kosovë.

Prokuroria nuk duhej të shkojë në adresë të medieve, por duhet ta marrë në pyetje Arben Vitinë, i cili me mosveprimet e tij po rrezikon jetën e qytetarëve të vendit.