Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas masave të reja që u vendosen sot nga Qeveria e Kosovës.
Gjoshi ka thënë se menaxhimi i pandemisë ka rënë sërish në duart e Doktorit që shpërndan virusin që kur e la postin e Ministrit të Shëndetësisë organizoi një tubim me mijëra të pranishëm duke e përhapur masivisht virusin vdekjeprurës, COVID-19.
Ai tutje tha se sot është i njëjti person është rikthyer në detyrën e njëjtë.
“Nëse do të ishte një mjek i mirë, me ndërgjegje dhe parime të larta morale, ai nuk do ta lejonte kurrë partinë e tij të bënte një grumbullim si ky që po e shihni në video. Jo vetëm që nuk do të shfaqej aty, por nuk do ta lejonte as partinë të organizonte tubime”, ka shkruar ai ndër tjera.Ndërkohë ai ka shprëndarë një video nga tubimi i VV-së me 30 prill të vitit të kalua
rMë poshtë postimi i plotë:
MENAXHIMI I PANDEMISË NGA SHPËRNDARËSI I VIRUSIT
Menaxhimi i pandemisë ka rënë sërish në duart e Doktorit që shpërndan virusin që kur e la postin e Ministrit të Shëndetësisë organizoi një tubim me mijëra të pranishëm duke e përhapur masivisht virusin vdekjeprurës, COVID-19.Sot, i njejti person është rikthyer në detyrën e njejtë – menaxhimin e pandemisë.
T’i prijsh një populli në momente fatkeqësie është fat, sepse mund të shëndërrohesh në person të dashur. Por, Arben Vitia ka treguar se nuk është as një mjek i mirë. Ai nuk drejtohet nga parimet e larta morale të mjekësisë që funksionojnë prej mijëra vitesh që nga koha e Hipokratit.Nëse do të ishte një mjek i mirë, me ndërgjegje dhe parime të larta morale, ai nuk do ta lejonte kurrë partinë e tij të bënte një grumbullim si ky që po e shihni në video. Jo vetëm që nuk do të shfaqej aty, por nuk do ta lejonte as partinë të organizonte tubime.Por, ja që “Doktor” Vitia braktisi rolin e prijësit të popullit në momente fatkeqësie dhe i ftoi ata që të grumbullohen edhe pse u kishte thënë se ditëlindjet, fejesat, martesat dhe ceremonitë mortore do të bëhen pa grumbullime.Fjalimi i tij në 30 prill që iu tregonte qytetarëve për masat që i kishte ndërmarrë si ministër është në kundërshtim të plotë me sjelljen e tij duke u shfaqur në tubimin publik pas një muaji. Prandaj dëgjone dhe shikone se si nuk mund të prisni kujdes shëndetësor nga ky person, që fjalët i ka të tjera dhe veprat në kundërshtim të plotë me fjalët. Që nga ajo ditë, COVID-19 nuk ka shënuar rënie në vendin tonë. Me mijëra njerëz kanë vdekur në muajt pasues.Sot, i njejti person, pa moralin e duhur njerëzor dhe profesional, është në krye të menaxhimit të pandemisë.
Ai ka propozuar mbylljen e dikasterëve më të prekura nga pandemia, me arsyetimin e zakonshëm për të kontrolluar situatën.
Arben Vitisë i pëlqen t’i mbyllë qytetarët vetëm kur është ministër, sepse në ditën që nuk është ministër ai shfaqet në tubime politike me mijëra të grumbulluar.Prapa kësaj dëshire monstruoze qëndron edhe Albin Kurti.Deri më sot, Albin Kurti dhe Arben Vitia, nuk kanë menduar për asnjë pako ekonomike. Nuk e kanë as idenë më të vogël se si të mbështesin bizneset dhe qytetarët e këtij vendi. Këta të dy e duan mbylljen sepse kështu i nënshtrojnë njerëzit më lehtë, i bëjnë të pafuqishëm dhe për një lëmoshë qeveritare.