Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, në një intervistë për GazetaBlic ka komentuar paraqitjet e para të krerëve të UÇK-së përpara gjykatësve ndërkombëtarë në Dhomat e Specializuara.

Gjoshi, fillimin e këtij nëntori e ka cilësuar si më të rëndin e pasluftës në Kosovë, ndërkohë që deklaron se Bashkësia Ndërkombëtare, sipas tij, do të duhej të merrej me krimet serbe.

Udhëheqësit e UÇK-së po ballafaqohen me një proces gjyqësor në Hagë, për të cilën më së pakti e ka merituar. Dihet se kush ka qenë agresori në Kosovë dhe kush ka qenë viktima. Ata që po i shohim sot në Hagë kanë udhëheq një luftë për çlirimin e vendit, ndërsa agresori ka qenë Serbia dhe institucionet e saj që kanë vrarë me mijë qytetarë, kanë dëbuar rreth 1 milion qytetarë dhe kemi një numër të madh të viktimave të luftës. Është dashur që me këtë të merret me këto krime Bashkësia Ndërkombëtare, ne kemi një proces që po ballafaqohet e gjithë Kosova”, ka thënë ai për GazetaBlic.

Partia Demokratike e Kosovës beson në një proces të drejtë dhe në drejtësi. Të gjithë të akuzuarit kanë mbrojtjen e vetë që do të angazhohet që sa më parë t’i kthej ata në Kosovë dhe të vazhdojnë jetën politike aty ku e kanë vendin”, ka thënë Gjoshi.