Të shtëna me armë të tipit AK-47 janë dëgjuar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Me këtë rast, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, një person është ndaluar nga njësiti i KFOR-it.
“Podujevë 17.08.2021-18:00. Njësiti i KFOR-it gjatë patrullimit ka dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit . Në një distancë rreth 100 metra nga vendi i ngjarjes, njësia e KFOR-it ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili fillimisht nuk e ka pranuar se ka shtënë me armë, por pas pak në pyll është gjetur arma AK-47 me një karikatorë dhe njëzet e një fishekë që dyshohet se i përkasin të njëjtës armë. I dyshuari ka pranuar se arma është pronë e tij dhe ka shtënë disa here në ajër me të. Pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info