Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën një person ka gjuajtur me armë zjarri në rrugën Xhemajl Mustafa në Podujevë.

Pas marrjes së informatës njësitet policore kanë dalur në vendngjarje dhe kanë konfiskuar pesë gëzhoja.

Mirëpo, deri më tani personi i dyshuar nuk është arritur që të arrohet.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë;

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS & Sh. Rr. P.

Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë / 19.08.2024-23:20.  Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dëshmitarin kosovar i cili ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5-gëzhoja, ndërsa lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori, rasti duke u hetuar.