Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme në tri raste të ndara, kanë arritur që të konfiskojnë tri armë si dhe substanca të dyshuara narkotike. Me këtë rast janë arrestuar tre persona të dyshuar, shkruan Indeksonline

Rasti (aksioni) i parë është realizuar në Lipjan saktësisht në fshatin Baicë, ku nga policia me autorizim të prokurorit, është bërë bastisja e një shtëpie dhe lokaleve përcjellëse.

“Në atë lokacion zyrtarët policorë kanë gjet dhe konfiskuar:

një pushkë automatike AK – 47

pjesë të ndryshme të armëve të gjitha jofunksionale

dy bime të thata ( kanabis) me gjatësi 70-120 cm.,

sasi të substancave të dyshuara narkotike (marihuanë) 38.4 gram,

10(dhjetë)cigare të mbështjella (substanca të dyshuara narkotike marihuanë) në sasi 10.7 gram”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Rasti i dytë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që fillimisht është raportuar si gjuajtje me armë, ka ndodhur në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Këtij rasti i janë përgjigjur zyrtarët policor, të cilët nga personi i dyshuar kanë sekuestruar:

“një revole të tipit TT si dhe

një karikator pa fishekë.

Arma e tretë :

një pushkë automatike AK – 47 si dhe

një karikator me 29 fishekë , janë konfiskuar nga njësitet e stacionit policor të veriut në Prishtinë.

Arma dhe municioni janë gjetur në bagazhin e një automjeti të tipit Mercedes i cili nga policia u ndalua në fshatin Llukarë (në një pikë kontrolli) për një kontroll rutinë.

Për të tria rastet policia ka shoqëruar në stacion policor tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Që nga një janari i vitit 2017 deri sot nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë konfiskuar 250 armë, mbi 3000 municione të llojit dhe kalibrit të ndryshëm, dhe janë iniciuar 269 raste Mbajtje ne pronësi, ne kontroll, ne posedim ose ne shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatë.