Kryetari i Partisë Demokratike Socialiste në pushtet në Mal të Zi, Milo Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të presionit nga Perëndimi por për shkak të bindjes se e vërteta duhet të shikohet në sy si dhe për t`i kontribuar stabilitetit në rajon.
Ai në një intervistë për “Veçernje Novosti” ka deklaruar se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politikën e gabuar në kaluarën dhe me konfliktin e pamenduar me NATO-n në vitin 1999.
Sipas tij, ky realitet është i pandryshueshëm.
“Serbia e ditës së sotme nuk vendos për Kosovën. ajo vetëm se e ka pranuar faturën për disfatën e pësuar më parë””, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Milo Gjukanoviq është kandidat për president të Malit të Zi në zgjedhjet presidenciale që zhvillohen atje të dielën më 15 prill.