Ish­-drejtori i zyrës së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriç është emëruar ambasador i Republikës së Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka publikuar një foto para Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se kjo është dita e parë e punës në Ambasadën e Serbisë në Shtetet e Bashkuara.

“Entuziasmi dhe adrenalina po rriten!. Serbia dhe SH.B.A. do të punojnë më afër se kurrë për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Gjuriç në rrjetin e tij social Twitter.

Pas këtij publikimi, ka reaguar edhe i dërguari i Presidentit Trump në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Ai i ka bërë një retwitt, duke thënë: “Mirëserdhe Marko, e kemi nderin të ju kemi ju në SHBA”.