Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha sot se deklarata e Ministrit të Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko se kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës do të hapet nga 1 janari është i pavlerë dhe i papërgjegjshëm dhe se shërben vetëm për të përkeqësuar më tej marrëdhëniet në rajon.

“Enver Hoxha ka vdekur, dhe nga Shqipëria e Madhe nuk ka dhe nuk do të ketë asgjë, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufi, por kufiri midis Serbisë dhe Shqipërisë është 111 kilometra i gjatë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.