Policia e Kosovës ka arrestuar sot pesë serb në komunën e Gjilanit, saktësisht në Ranillug.

Ndërkohë është pikërisht Drejtori i Zyrës së të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq i cili u ka vënë afat institucioneve të Kosovës, për lirimin e serbëve.

“Nëse pesë të arrestuarit në komunën e Gjilanit nuk lirohen deri në mbrëmje, dialogu nuk do të vazhdojë”, ka thënë Gjuriq, transmeton Indeksonline.

Ai theksoi se ky mesazh është i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian tashmë janë informuar për këtë por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pesë personat janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjti janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.