Mediat serbe ditëve të fundit kanë raportuar se në Uashington janë zhvilluar konsultime nga vendet e Quintit në lidhje me zgjidhjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq tha se i ka parë nëpër gazeta këto raportime, por që sipas tij Serbia nuk duhet të shqetësohet.
“Ne nuk duhet të shqetësohemi, të gjitha këto vende besojnë se Kosova është shtet i pavarur, dhe po synojnë të krijojnë kushte që ta dëtyrojnë Serbinë të bëjë lëshime për temën e Kosovës”, tha Gjuriq
Ai tutje deklaroi se shteti serb nuk do të pranojë asnjëherë vendime të njëanshme.
“Ne do të flasim vetëm për kompromis, kurrë nuk do të pranojmë vendime të njëanshme”, tha Gjuriq në RTS.
Gjithashtu Marko Gjuriq komentoi edhe emërimin e prokurorit të ri të Speciales.
Ai tha se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me këtë gjykatë në mënyrë që të dënohen “krimet e luftës”.