Drejtori i të ashtuquajturuës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq gjatë vizitës në Kosovë do të qëndrojë mesnatën e së shtunës në Manastirin e Bansjksës në Zveçan.
Atje, Gjuriq do të marrë pjesë në Liturgjinë e festës së Pashkëve.
Këtë informacion ia ka konfirmuar Klan Kosovës nga zyra e Gjuriqit.
Kjo është vizita e parë e zyrtarit serb pas arrestimit të tij në Mitrovicën Veriore më 26 mars për shkak se kishte hyrë në Kosovë pa leje, njofton Klan Kosova.
Për dallim nga vizita e kaluar, kësaj radhe Gjuriq është lejuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës të qëndrojë për dy ditë në Kosovë me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse.