Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të vijë përsëri nesër në Kosovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë zyra e Gjuriqit, ku edhe bëhet e ditur se i njëjti do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Gjuriq në këtë vizitë pritet të jetë i shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviq.

Siç shkruajnë mediat e Beogradit, vizita e Gjuriqit vjen pas rritjes së tensioneve në pjesën veriore të vendit, transmeton lajmi.net.

Ende nuk dihet nëse Gjuriq ka marrë leje nga autoritetet e Kosovës për një vizitë të tillë.
Kujtojmë se Gjuriq ishte arrestuar më 26 mars të këtij viti në Mitrovicën e Veriut, pasi kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Ky arrestim ishte përcjellë edhe me vendimin për dalje nga Qeveria të Listës Serbe.