Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar masën e paraburgimit edhe për tre deputetë të Vetëvendosjes.
Kjo gjykatë ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për paraburgimin e Arbërie Nagavcit, Valon Ramadanit dhe Liburn Aliut.
Ramadani dyshohen për kryerjen e veprave përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve. Për veprën e fundit, po dyshohet edhe Nagavci, ndërsa Aliu dyshohet për kryerjen e veprës penale pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë nuk janë të bazuara, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par. 1, nën-par. 1.2, pika 1.2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit.
Kjo gjykatë gjatë ditës ka vendosur të refuzojë paraburgimin edhe për katër deputetët tjerë të Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, Xhelal Sveçla, Sali Zyba dhe Drita Millaku.