Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Podujevë, e ka dënuar me 30 ditë paraburgim shoferin që goditi për vdekje gjatë ditës së djeshme një vajzë katër vjeçar, njofton Llapi.info.
Ngasësi i automjetit P.A ishte duke vozitur një veturë të tipit ‘Golf’. Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Prokurorisë së Shtetit u ndaluar për 48 orë në polici.
Ndërsa sot, Gjykata Themelore e ka dënuar me 30 ditë paraburgim.
Përveç vajzës katër vjeçare, edhe një person tjetër është lënduar.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndryshe, varrimi i katër vjeçarës bëhet sot në varrezat e fshatit Siboc të Poshtëm./Llapi.info