Ka fituar shumë beteja deri tashti për t’u kthyer në vendin e saj të punës ku kishte qenë e angazhuar për më shumë se 20 vjet.

Por, Shukrie Zhitia ende vazhdon të qëndrojë e papunë. Zyrtarët komunalë të Podujevës, më saktë të Drejtorisë së Arsimit, deri tashti i kanë shpërfillur të gjitha vendimet e MASHT-it dhe së fundi edhe një aktgjykim të Gjykatës Themelore të Prishtinës-Dega në Podujevë që ajo të rinisë punën si mësimdhënëse në SHMT “Fan S. Noli”.

E tëra kjo nga Shukrie Zhitia konsiderohet një hakmarrje politike dhe përpjekje e komunarëve për t’i rehatuar me punë familjarët dhe bashkëpartiakët e tyre.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)