Gjykata Speciale kohëve të fundit ka shtuar intensitetin e punës së saj, duke dërguar ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së, transmeton Llapi.info.

Pas disa ftesave, një të tillë kjo gjykatë i ka dërguar edhe ish-eprorit të Zonës Operative të Llapit, Sali Mustafa.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Sali Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit”, ka shkruar në Facebook, Gucati.

Gucati ka thënë se sikur të gjithë të tjerët edhe Mustafa do të dal faqebardhë. /Llapi.info