Gjykata Themelore në Prishtinë do ta shpallë aktgjykimin e saj të hënën në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës.
Lajmin për caktimin e së hënës si datë për shpalljen e aktgjykimit për vrasjen e Aulon Zekës e bëri të ditur për KALLXO.com avokati Skender Musa.
Musa është avokat i palës së dëmtuar, ndërsa për vrasjen e Zekës po akuzohen dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.
Sot në këtë proces gjyqësor Musa ka paralajmëruar se ai dhe avokatët e të akuzuarve do ta paraqesin fjalën përfundimtare.
Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.
Seancat e këtij gjykimi janë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.