Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas vendimit të qeverisë që gjykatësve dhe prokurorëve t’iu ulen pagat, në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë disa vendime.

KGJK-ja dhe kryetarët e gjykatave i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që menjëherë ta anuloj vendimin e sotëm në lidhje me uljen e pagave të tyre.

Në vendim thuhet se puna e gjykatave do të reduktohet dhe do të vazhdoj vetëm për shërbime esenciale dhe se kjo listë do të miratohet nga KGJK-ja nesër.

“Këshilli dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezent përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në vendimin e marrë nga KGJK-ja.

KGJK-ja ka paralajmëruar masa të reja nëse deri më 8 dhjetor të këtij viti, Qeveria e Kosovës nuk e shfuqizon vendimin e sotëm në lidhje me pagat.