Ata kaluan nëntë javë në makinë Një çift nga Britania e Madhe ka treguar se si kanë jetuar duke fjetur në makinën e tyre për nëntë javë, ndërsa kanë pritur që të iu ndahet një shtëpi nga Këshilli.
Gjyshërit Tina dhe Winston Reid, të dy 54 -vjeç, po lëvizin rreth ishullit Mersea, Essex, që kur shtëpia e tyre me qira u bë e pabanueshëm për shkak të një tubi të prishur të ujërave të zeza.
Për të mbajtur pastërtinë, ata kanë larë dhëmbët në tualetet e supermarketeve, transmeton rtv21.tv. Rreth 12 mijë persona konsiderohen si të pastrehë në Britani, ata flenë në makina, autobusë, trena ose tenda çdo natë. Këshilli i Bashkisë Colchester tani i ka gjetur çiftit një shtëpi për të jetuar./21Media