Llapi ka pësuar humbje në shtëpi nga Gjilani me rezultat 1-2, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës, shkruan Llapi.info.

Mysafirët nga Gjilani arritën që brenda 20 minutave të parë shënonin dy herë. Fillimisht Granit Jashari (7’) dhe Përparim Islami (18’).

Llapi arriti ta shënojë një gol për ta ngushtuar epërsinë e Gjilanit me anë të Trimror Selimit (39’).

Përkundër pjesës së parë, ajo e dyta nuk solli ndonjë gol, edhe pse të dyja ekipet patën disa raste shënimi.

Me rezultat 1-2 në të mirë të Gjilanit, u mbyll ndeshja në “Zahir Pajaziti”.

Për finalen e madhe, Llapi do ta luaj edhe një ndeshje me Gjilanin, por kësaj radhe si mysafir.

 

 

 

/Llapi.info