Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të jetë qëndrojë sot në Podujevë, raporton Llapi.info.

Me këtë rast, kryeparlamentari do të bëjë homazhe pranë varrezave në fshatin Dyz, në 23-vjetorin e masakrës më të madhe në Llap, ku paramilitarët serbë vranë dhjetëra civilë shqiptarë.

Në këtë përvjetor, nesër nga ora 13:00 do të mbahet një akademi përkujtimore, ku do të mbillen qindra pemë.

Nga ky sulm ndaj popullsisë civile, para 23 vjetëve, në fshatin Dyz të Podujevës dhe në Koliq mbetën të vrarë mbi 70 persona./Llapi.info