Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Një biçiklist është goditur nga një veturë, raporton Llapi.info.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, teksa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një askident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës. Në aksident ka qenë e përfshirë një biçikletë dhe një automjet (automjeti ka ikur nga vendi i ngjarjes). Si pasojë e aksidentit, biçiklisti ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti./Llapi.info

Llapi.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: