Foto ilustrim

Një person është sulmuar fizikisht mbrëmë në fshatin Gllamnik të Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar viktimën pas një mosmarrëveshje, teksa ky i fundit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK. Pa dhënë detaje tjera, Policia rastin e ka cilësuar si lëndim i lehtë trupor./Llapi.info