Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës ku një veturë ka goditur Biçiklistin i cili ka marrë lëndime të lehta, transmeton Llapi.info.

Policia njofton se drejtuesi i veturës dhe biçiklisti ishin të mitur.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar i mitur, duke e drejtuar me veturën Opel Astra me targa 01-620-IP, pa patente nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur Biçiklistin–viktimën mashkull K-Shqiptar, i mitur.” thuhet ndër të tjera në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Biçiklisti pasi ka marrë lëndime të lehta trupore ka pranuar tretman mjeksorë në Shtëpinë e shëndetit në Podujevë

Sipas Policisë, njësitet relevante policore janë marrë me rastin./Llapi.info