Dy vajza janë përplasur nga një veturë derisa po kalonin në “zebra”, përballë stacionit policor – Qendra në Prishtinë.

Të lënduarat kanë mbetur të shtrira në rrugë derisa atyre shihet se po u jepet ndihma e parë.

Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë derisa të përfundojnë procedurat në vendin e ngjarjes.