Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një biçiklist, ku për pasojë ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Llapi.info e ka kanë konfirmuar edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës. Nga atje kanë thënë se i lënduari është nisur për në QKUK dhe se gjendja e tij është stabile.

“Po, ekipet mjekësore kanë dalë në vend-ngjarje, i lënduari ka pranuar tretman mjekësor dhe i njëjti është nisur për në QKUK. Nuk ka pasur lëndime të rënda, gjendja e tij ka qenë stabile, por për shkak të sigurisë është nisur për në Prishtinë”, kanë thënë nga Emergjenca.

Llapi.info ka provuar të marrë detaje edhe nga Policia e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të lajmit, PK-ja s’ka dhënë detaje./Llapi.info