Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Llaushë të Poshtme të Podujevës, raporton Llapi.info.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm. Sipas PK-së, i dyshuari duke mos respektuar vendimet dhe masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë ka dal me veturën e tij dhe ka goditur viktimën.
“Fsh. Llaushë e Poshtme, Podujevë 25.03.2020 – 07:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mos respektuar vendimet dhe masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë ka dal me veturën e tij dhe ka goditur viktimën mashkull kosovar”, thotë PK./Llapi.info