Një 17 vjeçar në Kaçanik ka humbur dje jetën në rrethana tragjike.

Siç bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, vdekja e të riut ka ardhur nga kontakti me rrymën elektrike, shkruan lajmi.net.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt i cili ka bërë të ditur se viktima në momentin që është goditur nga rryma elektrike ka qenë duke bërë dush.

“Mbrëmë rreth orës 21:30, në Qendrën e Mjekësisë është dërguar një person nga familjarët e tij rreth moshës 17 vjeçare. I njëjti ka qenë duke bërë dush në banjë dhe e ka dëgjuar familjari i tij duke bërtit, i cili e ka dërguar në spital ku mjeku ka konstatua që ka ndërruar jetë. Sipas mjekut dhe ekspertët të KEDS-it, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dyshohet se deri të vdekja ka ardhur nga kontakti me rrymë. Ekspertët e KEDS-it kanë bërë kontroll dhe kanë konstatuar se lidhja në atë rrjet nuk është e sigurt, përkatësisht në atë shtëpi dhe e kanë shkyç tërë rrjetin. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur Gashi për lajmi.net.

Detaje të tjera rreth rastit ende nuk dihen.