Një fëmijë është goditur rëndë nga një veturë në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, derisa fëmija (4-vjec), ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim në Emergjencën e Podujevës.
“Një fëmijë 4 vjeç ka pësuar lëndime trupore, fillimisht ka pranuar tretman mjekësor këtu në Emergjencë. I njëjti më pastaj është transportuar për në QKUK”, kanë thënë nga Emergjenca.
Ndërkaq, burime të Llapi.info bëjnë të ditur se personi me automjetin e tij ka qenë me shpejtësi të madhe.
Pas pak Llapi.info sjellë detaje tjera nga Policia e Kosovës./Llapi.info