Një person është goditur nga vetura sot rreth orës 15:00 në rrugën “Zahir Pajaziti”, afër Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info

Rastin për Llapi.info e konfirmuar edhe komandanti në Stacionin Policor të Podujevës, Bekim Bislimi.

“Rreth orës 15 e 12 minuta ka ndodhur një aksident përballë komunës, në rrugën “Zahir Pajaziti”. Ekipet e Policisë dhe ato mjekësore i janë përgjigjur rastit. Një person është identifikuar i lënduar si rezultati i goditjes nga një veturë. Në kontakt me ekipet emergjente të Podujevës, personi është duke u trajtuar nga mjekët, derisa lëndimet janë shumë të lehta”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, personi i goditur është ende duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të Podujevës./Llapi.info