Një 64 vjeçar ka vdekur në Prizren, pasi u godit nga vetura.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai i ka thënë Insajderit se janë duke e hetuar rastin.

“Rreth orës 18:00, nga patrulla e cila ishte në emergjencë është njoftuar se viktima (mashkull 64 vjeç) ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Gashi.