Një person është goditur për vdekje në fshatin Krushë e Madhe.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku njoftoi se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Poashtu Elezaj njoftoi se shoferi i automjetit është arrestuar.
“Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore). Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje”, ka thënë Elezaj.