Një biçiklist është goditur me veturë para pak minutash në rrugën “Ilir Konushevci” afër Stacionit Policor në Podujevë, raporton Llapi.info
Mësohet se viktima është goditur në rrugë, teksa i njëjti është nisur menjëherë për në QKUK të Prishtinës. Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës.
“Për rastin në fjalë, ekipet emergjente i janë përgjigjur rastit, pas trajtimi të parë mjekësor në vend ngjarje, i njëjti është nisur menjëherë për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK të Prishtinës. Ndërsa, për detaje tjera mund t’i merrni më vonë”, kanë thënë nga Emergjenca.
Ndërkohë, ekipet e njësitit të Policisë së trafikut kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Antigona Çitaku-Dibrani, rreshtere në stacionin e Policisë së Podujevës.
“Rreth orës 18:00 në kryqëzimin e rrugëve “Ilir Konushevci-Nuhi Gashi” në Podujevë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një veture dhe biçiklete. Si pasojë e aksidentit biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësiti i trafikut ndërkohë që ngasësja e automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Çitaku-Dibrani./Llapi.info