Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar pas dështimit të miratimit në procedurë të shpejtë të propozim ndryshimit për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Gola përmes një postimi tha se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është të shkojë në zgjedhje, por që këtë e përcakton opozita.

“Kështu që, është opozita ajo që vendos ta çojë ose jo Kosovën në zgjedhje. Se çfarë do të bëjnë, e kanë në doreë ata. Nëse vendosin ta çojnë Kosovën në zgjedhje, kjo veç sa do te konfirmonte qe shumica parlamentare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka pasur të drejtë në nxitimin e saj për ta kaluar me procedurë të shpejtë amandamentimin e pjesës për mërgatën në Ligjin për Zgjedhje. Sepse nuk do të duhej mbajtur as edhe vetëm një palë zgjedhje me mërgatë të diskriminuar dhe të privuar padrejtësisht nga e drejta qytetare e votës”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Sipas tij, duhet që të jetë në ndërgjegjen e secilit se si mërgatës i është mohuar sistematikisht e drejta elemetare kushtetuese për votim.

“Prej 200,000 votave të Mërgatës, përfunduam në vetëm rreth 50,000 vota valide. Dmth, rreth 150,000 votues të mërgatës shpenzuan qindra mijëra euro, kohë e energji. Për çka? Kot. E pra, kjo do të duhej të na prekte në ndërgjegjen e secilit prej nesh. Se si atyre, mërgatës pra, pa kontributin e të cilëve ne nuk do të mbijetonim historikisht dhe nuk do ta kishim këtë shtet, i është mohuar sistematikisht e drejta me elementare kushtetuese”, shtoi ai.

Nuk eshte reforme zgjedhore. Kaq e thjeshte eshte. Prej 200,000 votave te Mergates, perfunduam ne vetem rreth 50,000…