Sot rreth orës 10:30, një grabitje e armatosur ka ndodhur në Veternik afër qendres tregtare “Albi Mall”.
Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë mbetur të plagosur.
IndeksOnline ka mësuar se njëri prej tyre është pjesëtari i sigurimit, Fahri Ademi, i cili ishte në mbrojtje të furgonit, ndërsa personi tjetër i plagosur është një nga grabitësit, 25-vjeçar nga Leshaku i Leposaviqit, Millosh Vukojeviq.
IndeksOnline ka mësuar Vukojeviq, kishte edhe të kaluar kriminale ku vitin e kaluar ishte i arrestuar për kultivim të bimëve narkotike.
Me 25 shkurt të vitit të kaluar Njësia Kundër Narkotikëve të Rajonit Verior, në bashkëpunim me drejtorinë rajonale, kanë bastisur një shtëpi në fshatin Graniçan.
Aty u gjetën u gjetën 23 bimë të dyshuara si kanabis, me gjatësi nga 40 cm deri në 1.85 cm.
“I dyshuari nuk është gjetur në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit. Ky person, megjithatë, është ndaluar dhe ndaluar në vendkalimin në Jarinje mbrëmë rreth orës 19:30 teksa po hynte në Kosovë. Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin zyrtarë nga policia.
Të njëjtat burime kanë mësuar se Millosh Vukojeviq ishte liruar nga burgu para 15 ditëve.
Kujtojmë se më herët mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë për Indeksonlinen se Vukojeviqin e kanë sjellë në QKUK nga Spitali i Graçanicës në gjendje të rëndë rreth orës 12 dhe se ai tashmë është në reanimim në sallën operative.
“E kanë sjell mbas orës 12 në Emergjencë. Ai tashmë është në reanimim në sallën operative”, tha ai.