Një punëtor në një pikë karburantesh në fshatin Rakaj në Ferizaj, ka raportuar në polici se nën kërcënimin e armës dy persona kanë grabitur rreth 600 euro para të gatshme.

Rasti është duke u hetuar.

Teksa të dyshuarit kishin shkuar me një skuter.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE Fsh. Rakaj, Ferizaj , 16.01.2023 – 15:50. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pikën e karburanteve aty me një motor skuter kishin shkuar dy persona të panjohur të armatosur njëri me armë të shkurtë dhe tjetri me armë të gjatë, të cilët viktimës nën kërcënimin e armëve ia kishin grabitur rreth 600 euro para të gatshme. Në vendin e ngjarje kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të lënduar.