Një person është arrestuar dje në Podujevë, pasi që është identifikuar nga Policia si pjesmarrës në një grabitje.

Pas intervistimit ai ka pranuar veprën, por përkundër kësaj është lënë i lirë në procedurë të rregullt nga Prokurori kujdestar.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

GRABITJE

Podujevë / 17.05.2024 – 08:30. Njësitë e hetuesisë kanë identifikuar dhe arrestuar lidhur me rastin të dyshuarin kosovar i cili gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.