Ylli shqiptar, Granit Xhaka ka filluar stërvitjet me klubin anglez, Arsenalin, pas një pauze prej më shumë se dy muajve shkaku i pandemisë së coronavirusit.

Liga Premier, ashtu sikurse shumica e kampionateve evropiane u pezulluan në mesin e muajit mars pas shpërthimit të coronavirusit Covid-19.

Infektimi i shpejtë dhe vdekjet e shumta bënë që sporti në përgjithësi dhe bizneset të ndalen së funksionuari për të mos rrezikuar shëndetin e njerëzve.


Megjithatë, tani pas diçka më shumë se dy muajve ka filluar një normalizim gradual i jetës, por edhe i sportit.

Kampionati elitar angleze pritet të rikthehet me 12 qershor zyrtarisht, ndërsa Xhaka ka zbuluar në Facebook se ka filluar stërvitjet me Arsenalin.

“Përshëndetje të gjithëve! Jemi rikthyer në stërvitje, por së pari në grupe të vogla”.

“Nuk mund t’ju them se sa jam i lumtur që fillova përsëri me bashkëlojtarët e mi. Edhe pse jemi akoma larg nga puna jonë e rregullt!”.

“Ju uroj një fundjavë të mirë dhe të qëndroni të shëndetshëm!”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat.

Hello everybody! We are back at practice, but first in small groups. I can’t tell you how happy I am to kick with my…

Gepostet von Granit Xhaka am Samstag, 16. Mai 2020