Kryesia e Gruas së PDK-së, në Podujevë, e drejtuar nga kryetarja Vjosa Sheholli, dje me rastin e 5 Majit, Ditës së dëshmorëve të Llapit bënë nderime pranë shtatoreve dhe varreve të dëshmorëve.
Kështu thuhet në njoftimin për media të Kryesisë së Gruas së PDK-së në Podujevë, përcjell Llapi.info.
Së bashku me kryesinë e gruas homazhe para shtatoreve e varreve të të rënëve homazhe bënë edhe me anëtarë të Kryesisë së degës dhe Rinisë së PDK-së.
Me këtë rast, nderime u bënë dëshmorëve të Kombit, duke filluar nga Zahir Pajaziti, Afrim Zhitia, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushefci, Edmond Hoxha, Sabit Rrahimi, Hasan Ramadani, si dhe dëshmorëve të tjerë të rënë edhe në betejen e Llapashticës./Llapi.info