Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ika reaguar në Twitter ndaj një postimi të ish-zv/ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Selimi ka shkruar në Twitter se në marrveshjen e nënshkruar dje pritet që ShBA përmes një granti për Kosovën të mundësojë ndërtimin e një tubacioni të gazit në Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të sjellur gazin jorus afër Ballkanit dhe se kjo marrëveshje është duke u negociuar tani.

Ambasadori Grenell ka rishpërndarë postimi e Selimit duke e quajtur shkrimin si të pavërtetë.

“Jo e vërtetë”, ka shkruar ai.

Pak minuta më pas, Emisari Special Richard Grenell ka reaguar sërish ndaj Drejtorit të MCC’së për Kosovën duke e quajtuar si të pavërtetë lajmin se SHBA do të heq vizat për Kosovën 45 ditë pas marrëveshjes për normalizim ekonomik.