Karateistja e suksesshme nga Podujeva, Gresa Zhitia do ta përfaqësojë Kosovën në kampionatin botëror të karatesë në Madrid të Spanjës, njofton Llapi.info
Siç mëson Llapi.info, Zhitia do ta përfaqësojë Kosovën në botërorin e 24 të karatesë për senior. Gresa Zhitia vjen nga klubi “Besa Lluzhan” me trajner Sahit Qerimi.
Ndryshe, 21-vjeçarja ka fituar qindra medalje nga ky sport, ndërsa medaljen e parë e ka fituar në prill të vitit 2007 në Orllan të Podujevës./Llapi.info