Greva e mbajtur sot nga Sindikata e Arsimit në Komunën e Podujevës, u realizua qind për qind, raporton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur në një prononcim për Llapi.info kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi, ku tha se greva e mbajtur sot u realizua më mirë se ajo e javës se kaluar.

“Greva dyorëshe sot është respektuar në përpikëri, më mirë se herën e kaluar. Pasi sot greva është realizuar qind për qind në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Podujevës” tha Halimi.

Tutje Halimi tha se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre nga Qeveria, atëherë do të ketë grevë të përgjithshme.

“Nëse kërkesat tona nuk meren parasysh nga Qeveria ne do të shkojmë në grevë të përgjithshme deri në realizimin e kërkesave të punojësve arsimor në Kosovë. Opsion do të jenë edhe protestat para Qeverisë, por për këtë edhe për hapat e mëtejmë do të vendosim në Kongresin e SBASHK-ut që e kemi me datën 24 shkurt. Sa i përket kësaj kërkese për projektiligjin e viteve 90-ta të punojësve arsimor më nuk do të ketë grevë njëorëshe as dy orëshe, por grevë të përgjithshme nëse Qeveria nuk reflekton” përfundoi Halimi./Llapi.info/