Numri i gropave në rrugët e Podujevës është jashtëzakonisht i madh. Ato arnohen çdo vit për shkak të cilësisë së dobët të materialit me të cilin ato punohen.
Komuna e Podujevës ka kontraktuar kompanin nga Prishtina, Toifor, për rregullimin e rrugëve në këtë komunë. Mirëpo, materiali me të cilin ajo punon nuk qëndron as një vit, sepse çdo vit bëhet arnimi i të njëjtave gropave.
Në mungesë të një drejtorie të infrastruktuës në komunën e Podujevës, ne kemi biseduar më Drejtorin e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjës së Mjedisit, Durim Salhiun, i cili merret me punët që do duhej ti kryente drejtoria e infrastrukturës.
I pyetur për atë se kush është përgjegjës për prishjen e shpesht të rrugëve në këtë qytet, ai ka thënë që përgjegjëse për këtë është kompania Toifor, e cila është edhe e kontraktuar nga komuna për këto punë.
“Gropat sanohen me kalimin e kohës. Ne kemi kontraktuar kompanin Toifor nga Prishtina e cila ka garancion 3-5 vjet, për rregullimin e këtyre rrugëve. Është formë e procedurës së prokurorimit që është zgjedhur kjo kompani, për shkak se ka edhe çmimin më të lirë”, ka thënë Salihu në një intervistë për llapi.info.
Ndërsa, i pyetur në lidhje me mirëmbajtjen e rrugëve ai është shprehur se ka hapësirë edhe për më mirë.
Ne kontaktuam edhe kompaninë Toifor për të pyetur se pse këto gropa arnohen çdo vit. Por, ata na than se ne tani nuk jemi përgjegjës për këto punë, sepse sipas tyre kjo kompani ka pasur vetëm disa projekte në lidhje me rrugët në Podujevë për gjatë vitit 2013-2014./llapi.info