Pasi vëllai dhe anëtarë të partisë së tij, dhanë deklaratë në Zyrën e Prokurorit Special, i cili mori përsipër rastin e vrasjes së udhëheqësit të Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviq, gjatë këtij muaji do të jep edhe gruaja e tij, Milena Ivanoviq.
Sipas saj, muri i heshtjen i lidhur me hetimet ende është në këmbë, por siç thotë ajo për “Novosti”, përveç pyetjeve që ajo do t’i përgjigjet, ajo gjithashtu thekson se ka se çka t`i pyes prokurorët.
Megjithëse kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga vrasja e Ivanoviqit, asnjë nga anëtarët e familjes së tij ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar në lidhje me rastin. Gruaja e tij ka deklaruar për “Novosti” se ka mirëkuptimin se informiacioni nuk duhet të zbulohet për qëllimet e hetimit, por ankohet se periudha e gjatë e heshtjes është gati katër muaj, transmeton Klan Kosova.
“Ajo që më frikëson është përvoja nga disa raste të mëparshme, ku është treguar se ka më pak shanse që diçka të zbulohet me kalimin e kohës. Unë pyes prokurorët nëse kjo vonesë është një punë serioze për rastin dhe kur mund të zbuloj rezultatet e kësaj pune, ose është vetëm një zgjatje për të fshehur dhe për të harruar gjithçka”.
ajo thekson se merr disa informacione jozyrtare nga kontaktet private, por ajo gjithashtu ka shumë spekulime.
“Qëllimi ynë i vetëm është gjetja dhe ndëshkimi i autorëve të këtij krimi të neveritshëm, dhe ne nuk do të heqim dorë nga kjo. Dhe me të vërtetë më pengon heshtja që mbizotëronte për vrasjen”, shtoi Milena Ivanoviq.